Dhjetëra mijëra vetë po protestojnë në Beograd kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Për të dobësuar ndikimin e protestave, qeveria serbe ka vendosur të zgjasë pushimet dimërore të shkollave.

Ndërkohë, grupe pro-qeveritare kanë tentuar të pengojnë organizimin e protestave duke shkaktuar përplasje të dhunshme.

Protestat e organizuara nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.

Gjithashtu, protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion. Revolta e studentëve në Serbi, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryeqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.

Shkollat ​​në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar këtë vit, pasi qeveria e presidentit nacionalist, Aleksandar Vuçiç, kërkon t’i ndalë protestat kundër korrupsionit.