Fakti që Artan Grubi u largua nga vendi ashtu siç u largua dhe pati njoftime të diskutueshme nga qeveria na jep të drejtën të mendojmë se ishte rregulluar. Ne e dimë se kamerat nuk funksionojnë me bateri. Qytetarët e dëgjojnë dhe e dinë këtë. E kemi theksuar vazhdimisht se ka problem se si funksionon kufiri me Kosovën, ka thënë lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në një konferencë për media për dyshimet rreth arratisjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga vendi.

Kryetari i LSDM-së është pyetur edhe për vendimin e djeshëm të KSHPK-së se nuk ka bazë për procedurë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së.

Sipas Filipçes, është skandaloze dhe e papranueshme të merret një vendim i tillë që të mos jenë kompetentë për të kontrolluar dhe për të përcaktuar vërtetësinë e dokumenteve që kërkojnë ekspertizë jashtë kompetencës sonë.

“Të gjithë i kemi parë diplomat e drejtorit të ASK-së. Nuk lejohet marrja e një vendimi të tillë në bazë të asnjë analize të bërë nga inspektorët e ISHT-së. I bëj thirrje ministrit të Arsimit që të mos miratojë një vendim në të cilin fakulteti mund të përfundojë brenda një viti. Le të rishikohet edhe një herë ajo analiza e fakultetit. Edhe një herë dokumentet duhet të shqyrtohen në KSHPK”, tha Filipçe.