Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, ka thënë se cmimet janë rritur dukshëm, derisa Qeveria po bënë mashtrime për shporta me çmime të lira. Sipas Filipçes, politikat ekonomike të kryeministrit janë politika për elitën.

“Çmimet rriten, ndërsa Qeveria me mashtrime dhe shporta të rreme, tenton të gënjejë qytetarët se u ndihmon me diçka. Realiteti është tërësisht ndryshe. Politikat ekonomike të kryeministrit janë politika për elitën. 99 për qind e qytetarëve paguajnë për 1 për qind të elitës së Hristijan Mickoskit. E dëgjojmë thotë paska qenë turp ajo që po e bëjnë tregtarët, pikërisht ai e lejoji këtë, që me javë të rrisin çmimet dhe heshti derisa ne të gjithë alarmonim. Është vonë tani që kryeministri t’ua hedh fajin tregtarëve të mëdhenj dhe të aktrojë politikan i shqetësuar”, tha Filipçe.