Pavarësisht zotimeve të Qeverisë, qytetarët nuk po I ndjejnë efektet e shportave konsumatore.

Klan Macedonia inspektoi disa markete dhe pyeti qytetarët për çmimet dhe masën.

“Ndryshe thuhet në letër e ndryshe është situata në terren” – thonë qytetarët. U bëjnë thirrje qeveritarëve që vet të vijën nëpër markete e të binden me çmimet.

“Momentalisht jo është e njëjta si ka qenë vazhdon të jetë, kryeministtri dhe ministri mund të thonë që ka zbritje por le të vijnë vet e le të shohin le t`i ndjek se ai mund të flas vetëm për në shtëpi shumë është e vështirë, jo pak shumë është e vështirë, por nuk e di ato mund të flasin prej në shtëpi ose prej në kolltuk atje ku janë ulur mund të flasin prej mendjes tyre a kështu në realitet duhet vet ta shohin si është gjendja momentalisht. Rrogat janë tepër të ulta çmimet janë tepër të larta dhe kështu që…

Kam vënë re vetëm tek vezët dhe vaji që ka rritje të çmimeve…

S’janë ulë çmimet hyni brenda dhe shihni!

Nuk janë të ulta, mishi ka qenë 650 denar 750 ish, Vaji ka hip ndoshta 100 denar e tepër, ata mbrojnë xhepin e vet e shohin edhe ata se s’ka ra kurxho përveç se kanw hip.

“Cfare vaji më lirë në perendim sesa këtu. Kryeminsitri çfarë flet është punë e tij, ai flet por a zbatohet është tjetër”

Ndërkaq, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se nuk kanë vërejtur mashtrime me çmimet dhe kanë kundërshtuar intervenimet shtetërore për të “ngrirë” çmimet dhe marzhat.

Sipas informacioneve nga terreni të kreut të Odës, Mendi Qyra, asnjë anëtar i kësaj Ode nuk ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen me Qeverinë, respektivisht nuk ka rritur çmimet.

“Kompanitë tona dhanë në mënyrë vullnetare u paraqitën që çmimet të ulen në menyrë vullnetare, sa është reale ne nuk kemi të dhëna të sakta u pamë që u reagua dje edhe kryeministri, bëjmë thirrje që kompanitë të cilët kanë marrë obligim t’i ulin çmimet dhe duhet që t’i mbajnë çmimet sidomos deri në 15 janarë siç jemi marrë vesh, sepse mendoi se kjo është forma më e drejtë dhe e përsosur duke nisur nga ajo që ne si Odë Ekonomike e mbrojmë gjithmonë tregun e lirë” – tha Mendi Qyra, OEMVP.

Nga ana tjetër, LSDM-ja opozitare, thotë se me disa milionë euro janë grabitur qytetarët me “shportat” e Mickoskit.

“Populli ynë thotë, pas dasmës – daulle. Është edhe një mashtrim. Pasi masa me shportat përjetoi debakël të plotë kurse Mickoski u lejoi tregtarëve të përfitojnë në kurriz të qytetarëve, justifikimet janë shumë të kota. Vetë pushteti tha se s`ka bazë për të dënuar tregtarët, qeveria është ajo që i lejoi t`i rrisin çmimet” – tha Kuzeska.

Institucionet kompetente, dje u zotuan se do të nisin të reagojnë lidhur me cmimet nëpër markete, që sipas Kryeministrit Mickoski, disa produkte janë rritur për 25%. Ai duke e quajtur të turpshme veprimin e tregtarëve, paralajmëroi se nëse vazhdon ky avaz, reagimi do të jetë më I madh në periudhën e ardhshme.