Dimitrieska-Koçoska: Prioriteti ynë ështe sektori privat, përkrahje më e madhe nga buxheti dhe 15 miliardë denarë mjete të favorshme shtesë me interes prej 1.95%
Përkrahja e sektorit privat dhe realizimi i investimeve janë prioritetet e punës sonë. Treguesi më i mirë për këtë janë numrat. Vitin do ta përfundojmë me realizimin e investimeve kapitale, të cilat do të jenë mbi 70% nga ato që janë planifikuar, ndërsa vlera do të jetë mbi atë të vitit 2022”, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ndaj përgjigjes së pyetjeve të deputetëve, në seancën parlamentare.
“Përkrahja e sektorit privat në vitin 2025 është mbi 2.5 miliardë denarë, për dallim nga viti 2022, që ishte 1.4 miliardë denarë, ndërsa në vitin 2023 përkrahja ishte 2 miliardë denarë. Edhe ZZHTI-ja ka përkrahje prej 2.5 miliardë denarëve. Vetë numrat tregojnë nëse ne kujdesemi më tepër”, theksoi ministrja.
Ajo shtoi se përkrahje shtesë për sektorin privat janë 15 miliardë denarë të siguruara me interes prej 1.95%, për të cilën theksoi se Qeveria i ka publikuar kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga shfrytëzuesit e fundit – kompanitë. Ajo gjithashtu theksoi se mjetet do t’u transferohen komunave në bazë të realizimit.
“Nuk do të lejoj transferta nga buxheti si në të kaluarën dhe do të punojmë me procedurë tjetër. Mjetet e komunave do të transferohen pas realizimit. Gjithashtu, mjetet e destinuara për kompanitë do të transferohen në Bankën Zhvillimore, prej andej në bankat afariste dhe do të transferohen në mënyrë parciale. “Nëse ka investime reale, mund të flasim për transferime”, potencoi ministrja.
Ajo tha se kthimi i TVSH-së bëhet rregullisht dhe se është mbi 2 miliardë denarë në nivel mujor. “Aty ku ka pasur keqpërdorime është hapur procedurë, me ç’rast nuk mundet të bëhet kthimi”, deklaroi ministrja dhe shtoi se janë hapur procedura edhe për çështje të tjera.