Goran Staniq është emëruar seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U-21. Kështu vendosi Këshilli Drejtues I FFM-së në seancën e mbrëmshme.

Paraprakisht Këshilli Drejtues shkarkoi Dragi Kanatlarovskin nga pozita e seleksionuesit të përfaqësueses U-21.

Por, jo vetëm kaq!

Organet drejtuese të FFM-së kanë shkarkuar edhe seleksionues tjerë të reprezentacionit të të rinjve.

Vujadin Stanojkoviqi shkarkohet si seleksionues I U-19, Rade Karanfilovski nga U-17, gjenerata 2008, Dragan Naçevski nga U-16 dhe Ilami Iseni nga U-15.

Këshilli Drejtues I FFM-së ka vazhduar vetëm marrëveshjen me seleksionuesin e U-18, Erhan Selimin, I cili nis mandatin në këtë detyrë.

Më 12 janar 2025 me propozim të Goran Pandevit dhe Gjorgji Hristovit, do të dorëzohen propozim emrat e seleksionuesve të rinj.

FFM-ja miratoi vendimin për plotësimin e listës së vetme të kontrollorëve për vitin 2025, me Aleksandar Stavrev, Dejan Jakimovski, Dejan Kostadinov, Josip Barton dhe Biljana Milanova, kurse këshilli I ri I referëve përbëhet nga Aleksandar Stavrev – Kryetar, Ilir Sela – Zv/Kryetar, kurse anëtarë emërohen Dimitar Meçkarovski, Dejan Jakimovski dhe Dejan Kostadinov.

Formohet edhe Komisioni për delegimin e referëve në përbërje: Josip Barton – Kryetar dhe anëtarët Xhenan Ajdari dhe Zoranço Ilievski.

Gjithashtu formohet edhe komisioni për implementimin e sistemit VAR.