Pas humbjes nga Wolverhamptoni 2:0 dhe Bornemouthi 3:0, Manchester United, të hënën, ka pësuar disfatën e tretë rresht në Premier League. Unitedi humbi në shtëpi nga Newcastle me rezultatin 2:0. Ndeshja United – Newcastle i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit anglez.

Alexander Isak shënoi herët në minutën e katërt golin e epërsisë 1:0. Shpejtë shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Joelintonit. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 19-të. Gola të tjerë më nuk pati.

Unitedi zë vendin e 14-të me 22 pikë, kurse Newcastle në vendin e pestë me 32 pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume