Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëlutëtarët e tij nga Dukagjini me rastin e Ditë së Veteranit.

Haradinaj është zotuar për mbështetje ndaj kategorive të dala nga lufta.

“Në Baran të Pejës, krah për krah me heronjtë e lirisë sonë, shënuam me krenari Ditën e Veteranit. Bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Dukagjini dhe mbarë Kosova dëshmuan edhe sot forcën e paluhatshme të idealeve tona të përbashkëta. Para bashkëluftëtarëve të mi, ripërtërita zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës.

“Pas 9 shkurtit, do të rikthejmë dinjitetin e merituar për veteranët. Projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, ndërsa Dita e Veteranit do të marrë vendin që i takon si festë zyrtare. Nuk ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë”, është shprehur Haradinaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume