Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite (31 dhjetor 2024), një distancë e shkurtër nga bregu i Lampedusa.

Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë vjeç, janë shpëtuar nga policia italiane, e cila ka shkuar në vendngjarje me skaf.

20 të tjerë që ndodheshin në bordin e varkës që u mbyt para ishullit të vogël italian, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, janë ende të zhdukur.

Gjendja e tyre shëndetësore

Të shpëtuarit vijnë nga Egjipti, Sudani dhe Siria dhe ishin nisur nga porti libian Zowara. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, nuk është shqetësuese.

Shtatëvjeçari që arriti të shpëtohej humbi nënën e tij në tragjedinë e djeshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume