Aktori i mirënjohur Agron Llakaj, ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij të ndjerë, Konstantinën, në natën e ndërrimit të viteve.

Në një mesazh thellësisht emocionues, ai shkruan: “Konstandina ëngjëll, bekim në jetën tonë. Të kemi në shpirt e zemër. Je forca jonë. Ishe, je dhe do të jesh mes nesh ashtu siç ti rrezatoje, mirësi, dritë dhe dashuri”.

Llakaj ka treguar hapur dhimbjen e humbjes së bashkëshortes, por ka gjetur forcën për të vazhduar.

Pavarësisht humbjes së madhe, ai është rikthyer në skenë dhe vazhdon të kontribuoni në botën e argëtimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume