Stresi pas deklarimeve të banorëve në Big Brother rreth orientimeve: Po zhdukin fjalën nënë e babë, po luajnë me simbolet kombëtare
Rap-artisti i njohur, Stresi, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live from Tirana”, për të folur më shumë rreth tij.
Ndër tjerash, ai ka diskutuar edhe për reagimet e fundit, pas deklaratës së Bernardit si homoseksual.
Reperi u shpreh: “Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin”.
“Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality shoë. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë”.
Stresi dha gjithashtu dhe një deklaratë goditëse për homoseksualët dhe për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTQ+: “Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality shoë. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes”.
“Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve”.