Bota e Motorëve është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të talentit të ri Sid Veijer, kushëririt të Collin Veijer, pilotit të Moto3 i cili sezonin e ardhshëm pritet të debutojë në Moto2. Holandezi i vogël, vetëm 7 vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë pasojave të një aksidenti tragjik të ndodhur më 22 dhjetor, gjatë një seance stërvitore me një minimoto në një pistë karting-u të mbyllur në vendin e tij. Gjendja e tij u vlerësua menjëherë shumë e rëndë dhe u shtrua në spital me dëmtime në kokë dhe fytyrë. Megjithatë, përpjekjet e mjekëve nuk mundën ta shpëtonin.
Babai i piloti të ri, Reinold Viejer, e ka bërë publike lajmin tragjik në rrjetet e tij sociale dhe e ka kujtuar kështu djalin e tij: ‘Të hënën e kaluar, u ndez një dritë e vogël për situatën e Sid. Në fund të javës, ato drita u bënë skena më të errëta sepse Sid nuk mundi të fitonte. Sid luftoi si një luan. Ne, Reinold dhe Rianne, Boyd, Muck dhe Loek, e kemi mbështetur deri në minutën e fundit me gjithçka që kishim. Mjekët dhe infermierët bënë gjithçka që mundën”.
“Ke luftuar aq shumë sa mundje, por nuk mund të fitoje këtë betejë të vështirë dhe të ashpër. Jam shumë krenar që jam kushëriri yt dhe nuk do t’i harroj kurrë momentet e bukura që kemi kaluar së bashku, edhe pse nuk isha shumë shpesh pranë teje. Nuk do të të harroj kurrë si person. Ti më motivon edhe më shumë që të luftoj fort, ashtu si bëre ti, Sid,” shkroi Collin në profilet e tij në rrjetet sociale.