Moderatorja e influencerja e njohur, Kiara Tito, ka befasuar ndjekësit me një gjest romantik dhe të veçantë.

Ajo ka vendosur që t’i personalizojë tabelat e veturës së saj, duke vendosur emrin e bashkëshortit, këngëtarit Luiz Ejlli.

Në Instagram ka publikuar pamje të veturës së saj ku shkruaj emri “LUIZ”.

Kujtojmë që çifti u bë i dashur për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother Vip Albania” dhe ende vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume