Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njofton se nëse Artan Grubi nuk kthehet në vend, shteti do të shqyrtojë ekstradimin.

Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, ai nuk deshi që të jap informacione të cilat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.

“Nëse në të ardhmen i njëjti nuk tregon virtzt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që nuk dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes. Nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht” – tha Pançe Toshkovski.