Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, akuzoi këtë parti për përpjekje të dëshpëruara për të rikthyer ndikimin politik përmes manipulimeve publike.
Ai tha se kjo parti po tenton të mbulojë dështimet e saj me tema të mëdha kombëtare:
“Për çdo ditë me agresivitet shpiken dhe tentojnë të imponohen tema ‘të mëdha’ kombëtare, ndërsa çështja në esencë është e thjeshtë: të gjitha problemet i ka prodhuar qeverisja e korruptuar e juaja.”
Mexhiti theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për skemat e dështuara të kësaj partie dhe kërkojnë përgjegjësi.