Vazhdojnë “përplasjet” nga distanca mes dy ish bashkëpartiakëve, Ilire Dautit dhe Arben Taravarit. Ky i fundit ka komentuar shkrimin e fundit të Dautit, duke e cilësuar të njëjtin si “tallje me mbiemrin e tij”.

“Sot Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim…Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në.Kurse unë vazhdoj mbetem gjithnjë ai i pari, Krenarisht i njëjti Arben Taravari!”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume