Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, e ka cilësuar si të paprecedent dhe të pasuksesshëm dështimin e interpelancës së iniciuar nga BDI ndaj tij. Në një intervistë për emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, Mexhiti theksoi:
“Nëse nuk gaboj, në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, interpelanca e fundit ndaj meje është një huqje totale me vetëm 3 vota. Kjo tregon se udhëheqësit e BDI-së e kanë humbur kompasin, ku as deputetët e tyre nuk besojnë më në politikat e tyre që assesi të heqin dorë nga personat në listë të zezë, nga skandalet korruptive, nuk fokusohen në reforma por vazhdojnë me iniciativa të cilat as vet i besojnë.”
Ky dështim, sipas Mexhitit, shpalos krizën e thellë të besimit brenda partisë dhe orientimin e saj të gabuar politik.