Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shtyrë shpalljen e nominimeve të këtij viti për Oscar për herë të dytë, për shkak të zjarreve të vazhdueshme në Los Angeles, thanë organizatorët.
Nominimet për çmimet më të rëndësishme të industrisë së filmit do të shpallen më 23 janar. Ato fillimisht ishin caktuar për në 19 janar.
“Për shkak të zjarreve ende aktive në zonën e Los Angelesit, ne mendojmë se është e nevojshme të zgjasim periudhën tonë të votimit dhe të zhvendosim datën e shpalljes së nominimeve për të lejuar kohë shtesë për anëtarët tanë”, thuhet në një deklaratë të Akademisë së Filmit.
Akademia anuloi gjithashtu drekën vjetore të kandidatëve për Oscar, e cila ishte caktuar për në 10 shkurt. Transmetimi televiziv i Academy Awards është planifikuar ende të zhvillohet më 2 mars.