“Një fshat monstër, i një komune monstër, krijuar nga monstrumi politik i një epoke që ende rëndon mbi kujtesën tonë kolektive.
Shpikja e një karnevali që feston 27 Prillin – një ditë turpi për demokracinë, ku institucionet u dhunuan dhe vullneti i popullit u shtyp – është një akt që tregon mungesën totale të pendesës dhe vetëdijes.
Kjo nuk është kulturë, nuk është traditë dhe as krenari.
Kjo është propagandë e errët që tenton të zbukurojë me ngjyra festive një plagë që ende dhemb në trupin e NJË NJERIU, shtetit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
Është përpjekje për të legjitimuar dhunën si mjet politik dhe për të rikthyer frymën e ndarjeve dhe frikës”, ka shkruar Osama Muadini ish këshilltar i ASH-së në Komunën e Kumanovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume