Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ironizuar me spektaklin “Big Brother VIP”.

Ky shou shpesh është kritikuar se po bën të famshëm shumë njerëz të panjohur, dhe se “vip-at” e vërtetë rrallëherë janë pjesë e tij.

Edhe Oriola duket se e ka parë nga ky këndvështrim.

Një fotografi e saj e postuar në “Instagram Story” ka marrë mbi 93 mijë shikime, dhe këtë gjë e ka ndarë vetë Oriola.

“Imagjino një story, gati 100 mijë shikime. Dhe unë ende nuk jam në ‘Big Brother’”, shkroi Oriola.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume