Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se është arrestuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Nol Nushi.

PSD la njoftuar se Nushi është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Tutje thuhet se “në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar”.

“Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare”, thuhet në njoftim.