Skënder MULLIQI
Shqiptarët janë popull në pritje.Ne pritje për ditë më të mira, e që nuk jemi duke ja bërë shumë hyzmetin.Jo vetëm pushtetet burakratike dhe më logjikë hajnishë, por edhe në të gjithë.Në pritje të motit më të mirë, njeriu mbetet duke kruar kokën, duke pritur që dielli dhe drita të na bëjnë që të ndihemi më mirë.Por, si duket në Kosovë, diqka nuk po shkonë mirë më motin.Çfarë duhet të jetë interesante në hallakamën e përgjithshme në të cilën po jetojmë?Të gjitha ngjarjet e kaluara dhe të përjetuara, nuk na bëfasojnë, se të gjithë ne jemi mësuar më marrëzi të tilla.Shtrohet pyetja, çfarë ndodhë me të vërtetën tonë , kjo është e vetmja që na pret të flas më ne?Kjo e vërtetë ndahet në copëza , të panumërta që duhet menduar së si të ngjitën .Ne si në skijim po vazhdojmë më sllallomin përmes problemeve tona që po vazhdojnë.Mjetët e informacionit kanë shumë informata të pabesueshme për gjendjen shpirtërore të kombit tonë.Të përkdhelurit dhe të adhuruarit vazhdojnë të përfitojnë , në vend që të përqmohen dhe të kanë frikë nga harami.Vështirë të kuptohet se si njeriu ynë ende po I adhuron të tillët, sikur po bëjnë alibi për vetën e tyre.Dhe, për shkak të njerëzve të sojit të tillë, pa fije turpi, njeriu ynë jeton me frikë për vetën dhe familjën e tij. Ata që kanë nevojë presin diku largë në radhë , të harruar.Varfërinë e shpiken ata që kan marrë gjithqka për vete , dhe thonë se varfëria është ndershmeri.Cilët janë ata që po dëshirojnë ti shohin fëmijë të gjysem uritur?Një njeri që nuk ka asgjë është gadi për asgjë.Koha e gjatë kalojë duke jetuar keq.Dhe, si të nxjerrim nga fëmijët tanë të janë të ndershem e normal, kur kan jetuar gjatë në kushte abnormale.Si do të janë fëmiljët tanë mirë dhe mirë në gjendje psiqike , kur kan kolapsuar qysh të vegjel?Nuk kan pasur rastin të bashkëjtojnë më realitetin, se janë përjashtuar nga grabiqaret të kenë jetë normale.Kush na qëndron pranë në këto rrethana?Askush, apo pak kush.Sikur na ka ikur realiteti.Pamjet në Kuvend ku kombi kënaqët me kënaqësinë e tij teksa shikon ata që pa më të voglin turp përsonal vendosin jetën tanë.Kjo është tregues që për shumë vite nuk kemi qenë largë diktaturës, sepse demokracia nuk është për ata që nuk vlerësojnë asgjë.Çdo bagëti ka nevojë për shtagën për të gjetur rrugen e saj.A do të jemi gati për të marrë dhe kuptuar përgjigjet, apo do të vazhdojmë të jetojmë sikur të kemi një tjetër jetë rezervë në xhep?Kurrë nuk ju bë një vlerësim situatës më një seriozitet, thua se gjithëqka po shkonë si mjalta. Jeta zgjatë shumë kur nuk dijmë apo nuk na lejohet ta jetojmë.Dhe, kështu ne ndjekim bishtin në rrathë dhe ditët kalojnë, nuk kthehen më. Dhe dikush do të thotë pas gjithë kësaj, shumë disfatizëm nga shakaxhiu i vjetër. Ky nuk është një sugjerim, këto janë gjëra reale që kanë ndodhur dhe po ndodhin. Mendimet janë imazhi ynë, dhe fjalët janë korniza jonë…Si do të dukej një jetë ndryshe?