Real Madridi është çerekfinalisti i radhës në Kupën e Mbretit.

“Los Blancos” triumfuan 4:2 pas vazhdimeve ndaj Celta Vigos në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.

Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi me një gol në minutën e 37-të të ndeshjes.

Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të pas asistimit të Brahim Diaz.

Celta Vigo ngushtoi rezultatin në minut e 83-të me një gol të shënuar nga Bamba.

E në minutat shtesë, Celta Vigo shënoi një tjetër gol nga penalltia për ta dërguar kështu ndeshjen në vazhdime.

E në vazhdime, Real Madridi shënoi tre gola tjerë për ta siguruar kualifikimin tutje.

Fillimisht, Endrick në minutën e 108-të shënoi për 3:2, kurse katër minuta më vonë, Valverde me një super gol shënoi për 4:2.

Në minutën e 119-të, Endrick shënoi edhe një gol tjetër për epilogun final të kësaj ndeshjeje.

Kësisoj, madrilenët vazhdojnë tutje në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, kurse rrugëtimi i Celta Vigos në këtë garë mbaron këtu.