Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit këtë të premte pasdite.

Në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës, makina e drejtuar nga një 25 vjeçar përplasi për vdekje një këmbësore që ishte duke ecur në rrugë së bashku me fëmijën e saj saj 2-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Policia ka shoqëruar 25-vjeçarin A.T. për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.