Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik
Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka nisur trajtimin e duhur në një spital psikiatrik në New York pas një periudhe të gjatë sfidash me shëndetin e saj.
Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë një nga personat më të përkushtuar në ndihmën dhe mbështetjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Përmes një postimi në Instagram, Ilirjani informoi se këngëtares i është aplikuar injektimi i parë mjekësor, duke e cilësuar këtë hap si një pikë kthese të rëndësishme drejt rikuperimit të saj.
Në mesazhin e tij emocional, Ilirjani shkroi: “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty!”.