Rreth 200 kamionë me ndihma, duke përfshirë 20 me karburant, kanë filluar të mbërrijnë në vendkalimin Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli përpara hyrjes në Rripin e Gazës.

Pas arritjes dhe nisjes së zbatimit të marrëveshjes, kamionët me ushqime pritet t’i shpërndahen palestinezëve.

Kamionët e ndihmës po përdornin pikën hyrëse të Kerem Shalom në pritje të përfundimit të mirëmbajtjes në pikën kufitare Rafah në Gazën jugore nga Egjipti.

Kamionët janë të mbushur me ushqime dhe miell, teksa sipas Sky News numri total arrin në të paktën 4000.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume