Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka urdhëruar ndihmësit e tij që të organizojnë një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim, me synimin për të diskutuar mundësinë e një takimi në muajt e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan CNN.

Trump kishte premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se ‘’do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite pas betimit’’.

‘’Trump dhe ekipi i tij shpresojnë të gjejnë një zgjidhje që mund të zbatohet brenda muajve të parë të presidencës së tij, madje edhe duke folur drejtpërdrejt me Putinin’’, shkruan CNN.