Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai tha se ligji do të jetë së shpejti në opinion dhe do të mbrojë përfaqësimin e etniteteve. Shaqiritha se përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të kthehet edhe meritokracia në institucione shtetërore.
“Është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. Me këtë ligj, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit edhe në ato institucione që kanë qenë të paprekur për shqiptarët. Nuk mund të ketë emër shqiptar Dragan apo emër maqedonas Eroll e Rijad. Çështja e meritokracisë është se duhet të vendosim një standard dhe është për të ardhur keq ku kemi student që arrijnë mestarë të lartë, ndërsa ata studentë janë fëmijë të prindërve që nuk kanë bagazh politik dhe ata fëmijë mbetën të pa përfshirë. Fundja ne këtu duhet të vendosim një stop dhe ata student duhet të rrinë këtu”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se edhe fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se duhet të angazhohen për t’u avancuar dhe për të punuar.
_____________
Shaqiri: Duhet të departizohet administrata
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, foli edhe për mekanizmat e departizimit të administratës publike.
“Në vazhdimësi në të kaluarën nëse nuk kishe qenë anëtar i ndonjë partie politike nuk ke pasur mundësi të punësohesh apo të avancoheshin brenda institucioneve publike. Ne kemi edhe institucione të cilat janë familjarizuar. Në institucione të caktuar kuadrot nuk krijohen brenda natës, ato kuadro që janë aty duhet të mbështeten pasi janë në shërbim të qytetarëve. Në ushtri, doganë, mjekësi dhe fusha tjera të caktuara, nuk mund të krijohen ekspert brenda natës. Pra, çdo kush ta ketë vlerën e mirëfilltë”, u shpreh Shaqiri.
_____________
Shaqiri: Gjuha shqipe është dashtë të definohet në Kushtetutë që nga viti 2001
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, përdorim zyrtar të gjuhës shqipe nënkupton që të përdoret shqipja si në VK Tabanocë, VK Gjevgjeli ashtu edhe si në VK Blacë dhe VK Qafë Thanë.
“Policia edhe sot e kësaj dite dënimin e jep vetëm në gjuhën maqedonase, ashtu edhe në spitale n fletlëshimet bëhen vetëm në gjuhën maqedonase. Gjuha shqipe nuk është as në uniforma të policisë apo edhe në bankënotat. Shembull e kemi Kosovën, ku gjuha serbe është zyrtare si në Prizren, Gjilan ashtu edhe në Graçanicë apo Mitrovicë të Veriut. Pra me dy për qind sa janë serbët në Kosovë, e kanë gjuhën serbe zyrtare”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është dashtë të definohet në kushtetutë që në vitin 2001 por u la si një barrë.
_______________
Shaqiri: Do të fokusohemi në drejtimin e decentralizimit të vendit
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, ka folur edhe për ligjin për vetëqeverisjen lokale. Shaqiri deklaroi se ne si vend duhet të fokusohemi në drejtimin e decentralizimit të vendit.
“Të gjithë kompanitë që gravitojnë në komunat të caktuara. Do të krijojmë mundësi më të mira që pushteti lokal, të jetë më afër qytetarëve dhe të kryej shërbime më shpejt për qytetarët. Një punë e madhe e lejeve dhe detajeve urbanistike është deshtë të pritet leje edhe nga Ministria. Sa participon me taksa duhet të kthehet ajo pjesë deri te qytetarët”, deklaroi Shaqiri.
______________
Shaqiri: Në interpelancën e Stoilkoviqit nuk morëm pjesë
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë të ditës në TV21, foli për deklarimet e ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq rreth Kosovës. Ai u shpreh se asnjë deputet i VLEN-it, nuk ishte prezentë në sallë kur u votua interpelanca ndaj tij dhe kjo është një mesazh i qartë politik.
“Deklaratat e tilla nga serbët për Kosovën janë të pritura. Kryeministër është Mickoski dhe kur ke raporte bilaterale për fqinjësi të mirë dhe shumë çështje tjera, është e drejtë e Mickoskit si kryeministër që të kërkoj përgjegjësi. Derisa nëse ai privatisht e ka bërë atëherë është çështje tjetër”, tha Shaqiri. Deputeti gjithashtu shtoi Shaqiri shtoi se edhe ai ndonjëherë mund të bëjë deklarime të tilla rreth serbeve.
______________
Shaqiri: Individë nga BDI u pasuruan brenda natës
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur edhe për BDI-në dhe keqpërdorimeve të tyre gjatë pushtetit. Shaqiri u kundërpërgjigj ndaj akuzave të BDI-së se VLEN nuk ka ndikim. Ai tha se BDI sa ishte në pushtet deshën të na shesin Republikën Ilinditase si shqiptare.
“Individë nga BDI u pasuruan brenda natës ku krijuan qendra tregtare, spitale private e hidrocentrale. Ne kemi shumë biznesmen të suksesshëm që duhet të mbështeten nga ne. Dje VLEN-i solli ligjin për licencat në gjuhën shqipe, ku mundësojmë edukatoret të hynë në provim në gjuhën shqipe dhe licencat t’i marrin edhe në gjuhën shqipe. Ata 20 vjet kanë qenë në pushtet dhe këtë nuk e kanë bërë”, u shpreh Shaqiri.