LSDM: Personat e përfshirë në skandalin me tenderët, mund të jenë të përfshirë edhe për vrasje dhe drogë në vendet e rajonit
Pas akuzave për keqpërdorim të tenderëve që lidhen me drejtorin e Shërbimit për çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, LSDM me akuza të reja për të afërmit e drejtorit të këtij institucioni, të cilët paraprakisht I akuzuan se kanë përfituar tenderë për sigurimin e objekteve shtetërore në vlerë prej 3,5 milion euro. Martin Kostovski nga LSDM, hap dyshime se personat e përfshirë në skandalin me tenderët, mund të jenë të përfshirë edhe për vrasje dhe drogë në vendet e rajonit.
“Sot do të publikojmë informacione të reja për skandalin e fundit të pushtetit të DPMNE-së me tenderin prej 3,5 milion euro me Shërbimin Për Çështje të Përgjithshme dhe të Veçanta, që lidhen me familjarë të drejtorit Ivica Tomovski.. I bëjmë thirrje Tomovskit të del para qytetarëve dhe të përgjigjet..A ka qenë familjari I tij Darko Gashiq, I arrestuar në Serbi, së bashku me edhe 9 persona të tjerë, të dyshuar se kanë kryer vrasje. Më tej, familjari I tij Vllase Tanaskoski, I cili ka udhëhequr me filialen “Praetorian” në Ohër, a ka qenë në burg në Shqipëri për shkak të tregtisë me drogë”, deklaroi Martin Kostovski, sekretar organizues. /Alsat.mk