Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit është i vështirësuar për shkak të mjegullës.

Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, disa fluturime janë anuluar ose ridrejtuar.

Sipas informacioneve të fundit nga uebfaqja e Aeroportit të Shkupit sonte, fluturimi nga Stambolli është anuluar, ndërsa fluturimi nga Cyrihu është ridrejtuar.

Sot pasdite, sipas informacioneve nga faqja e internetit, avioni Sun Express nga Antalia nuk u ul pas orës 16:00, ashtu si avionët e Wizz Air nga Memmingen dhe Baden-Baden.

Në aeroportin e Shkupit nuk u ul edhe aeroplani LOT nga Varshava dhe u kthye në Poloni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume