Udhëheqësi autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale që udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë cilësuar si “të rreme”.

Me të gjitha votat e numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi tha se sipas rezultateve preliminare, Lukashenko ka fituar 86.8 për qind të votave nëzgjedhjet e 26 janarit. Kundërshtari i tij, Sergei Syrankov fitoi 3.2 për qind të votave.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri përmes një postimi në Telegram.

Lukashenka, aleat i Rusisë i cili është në pushtet që tri dekada, pasi votoi deklaroi për mediat se Bjellorusia është një “demokraci e fortë”.

Por, opozita, grupet për të drejtat e njeriut dhe Perëndimi deklaruan të kundërtën.

Grupi avokues, Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e tij të fundit e ka përshkruar Bjellorusinë si një “shtet autoritar në të cilin zgjedhjet haptazi vidhen dhe liritë civile janë thellësisht të kufizuara”.

Udhëheqësja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila jeton në Lituani, shkroi në X më 26 janar se tubimet kundër zgjedhjeve po mbaheshin në disa qytete në mbarë Evropën, duke shtuar se “Bjellorusia kërkon liri”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume