Ditën e diel, me datë 02.02.2025 në ora 14:00 siç mëson Tetovasot, ,Klubi i Futbollit “Besa 1976” nga fshati Dobërdoll, në kuadër të fazës përgaditore dimërore do të përballet në një lojë miqësore me klubin e futbollit Pelisteri nga Manastiri ,në qendrën e futbollit Burimet e Biljanës në Ohër.Të përzgjedhurit e strategut Gorazd Mihajllov fazën dimërore të përgatitjeve janë duke e zhvilluar pikërisht në Ohër.
Ju rikujtojmë se Besa e Dobërdollit arriti të mposhtë në dy miqësore paraprake K.F Arsimin 4:2 dhe K.F. Skopje me rrezultat 3:1.
Besa e Dobërdollit pritet që në këtë sezonë 2024/2025 të tregojë gjithë potencialin e vet dhe të jetë senzacion në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.TS