Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal misterioz të njohur si “pulsime të shpejta radioje” që mbërrijnë nga një galaktikë e lashtë miliarda vite dritë larg. Disa ekspertë kanë sugjeruar që këto shpërthime të shpejta radio (FRB), një shpërthim intensiv i valëve të radios nga hapësira e thellë, mund të jenë jashtëtokësorë që përpiqen të kontaktojnë Tokën. Të tjerë dyshojnë se burimi i tyre mund të jenë vrimat e zeza apo yje në shuarje.

Studiuesit nga Universiteti Northëestern kishin zbuluar një FRB e cila prodhoi 21 impulse, që zgjasin disa milisekonda, nga shkurti deri në korrik 2023. Ajo që e bëri zbulimin e fundit unik është se fakti se u gjurmua në një galaktikë që konsiderohej “e vdekur”, që nuk prodhonte më yje.

LEXO EDHE:
Pergamena romake zbulon krimin e guximshëm 1890-vjeçar

Ky është një rast i paprecedent për një fenomen të tillë, që deri më tani ishte lidhur vetëm me galaktika shumë më të reja, duke sugjeruar se origjina e këtyre ngjarjeve misterioze kozmike mund të jetë më e larmishme sesa mendohej më parë. Para këtij zbulimi, shkencëtarët teorizonin se FRB-të vinin vetëm nga galaktika shumë më të reja që janë ende duke prodhuar yje.

Ekipi I shkencëtarëve insistojnë se burimi është në një galaktikë fqinje 11.3 miliardë vjeçare, e gjendjur dy miliardë vite dritë nga Toka. Ata thonë se ajo është ‘jashtëzakonisht e shndritshme dhe tepër masive – 100 miliardë herë më e madhe se masa e diellit tonë.’ Astronomi Tarraneh Eftekhari tha: “Duket të jetë galaktika më masive e FRB-së deri më sot. Është ndër disa nga galaktikat më masive atje.