Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në tubimin e sotëm të LDK-së në Viti tha se ky takim po ia rikujton zbunimin e vitit 2004, atë kohë kur ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Ndër të tjera ai shprehet se kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku po rikthen shpresën dhe forcën e popullit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“E paskeni përsëritur tubimin e vitit 2004 kur ishte president Rugova, por tani këtu kryetar Abdixhiku. E Abdixhiku po rikthen shpresën dhe forcën e këtij populli”, u shpreh Haliti.
Ai tutje tha se LDK po kthen shpresën, do marr fitoren, e do të bëjë ndryshimin.
“Kthejmë shpresën, marrim fitoren, bëjmë ndryshimin”, tha kryetari i Vitisë.
Ai, ndër të tjera e quajti qytetin e Vitisë si shtëpia e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës