Tubimi i Vetëvendosjes në lagjen Iliridë të Mitrovicës. Foto: VV në Mitrovicë

Gjatë ditës së premte, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në lagjen Iliridë në SHFMU “Migjeni”, ku të ftuar ishin kandidatët për deputet, Jeta Statovci dhe Nasuf Bejta, por ndaj të cilëve në këtë takim nuk iu dha fjala.

Pas tubimit, sipas “metropol” ,deputetët Jeta Statovci dhe Nasuf Bejta u përfshinë në një përleshje verbale me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën i cili nuk ua dha fare fjalën në tubim ani pse në sallë kishte mbështetës që kishin ardhur enkas për ta, transmeton Klankosova.tv.

Siç raportohet, përleshja u pa nga pjesëmarrësit në tubim.

Ndryshe, shumë nga ish-mbështetësit e Armend Mujës nga kjo lagje, kanë deklaruar vazhdimisht se Muja nuk është i mirëseardhur në lagjen e tyre dhe kanë thënë se më s’kanë votë për të.