Një avion i vogël mjekësor me gjashtë persona u rrëzua në një lagje Filadelfias mbrëmjen e së premtes, thanë zyrtarët, duke shkaktuar një shpërthim dhe vënë flakën disa shtëpive. Në bord ndodheshin një vajzë, nëna e saj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare për numrin e të plagosurve apo të vdekurve. Sipas një deklarate nga Administrata Federale e Aviacionit, avioni, një Learjet 55, sapo ishte nisur nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias për në Springfield, Missouri, kur u rrëzua.

Pacientja ishte një vajzë nga Meksika, e cila kishte marrë trajtim në një spital të Philadelphia-s dhe po kthehej në shtëpi.

Ky aksident vjen dy ditë pas tragjedisë më vdekjeprurëse të aviacionit në vend në pothuajse 25 vjet në SHBA. Një avion me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas në ajër të mërkurën në Uashington me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre ushtarë në bord. Asnjë person nuk mbijetoi. /abcnews