“Po e torturon, i jep shpresa”, Gerta debaton me Gjestin: Ti do ta nxjerrësh Eglin nga shtëpia, e ke dëmtuar atë vajzë!
Gerta ka debatuar me Gjestin në lidhje me Eglin, duke thënë për këtë të fundit se’ nuk e di pse po rri ende në shtëpi’.
Më tej ajo iu drejtua këngëtarit duke i thënë se “Ti do ta nxjerrësh Eglin nga shtëpia, e ke dëmtuar atë vajzë”.
Po ashtu Greta kritikoi Gjestin në lidhje me raportin e tij me Eglin, ku i tha “po e torturon atë vajzë duke i dhënë shpresa”.
Pjesë nga debati:
Gerta: Po ta dish që ti do e nxjerrësh Eglin nga shtëpia. Egli pa ty këtu ishte zero. Egli s’ka bërë asnjë gjen ë këtë shtëpi. Unë nuk e di pse rri Egli në shtëpi. Egli është vetëm se je ti.
Gjesti: Natën e mirë!
Gerta: E ke dëmtuar atë gocë. Ke deklaruar ‘unë do luaj me Eglin dhe do ta mbaroj këtë vajzë’. Në fakt ti po e dëmton shumë, jo pak. Kritikove lidhjet e tjera, ndërkohë çfarë po bën ti? Po torturon Eglin. I jep shpresa, i rri afër, në krevat. Pse nuk je dhe ti këtu i prerë!?