Xhiroja e 22-të e Serie A solli “Derby della Madonninan” e dytë të sezonit.

Ishte Milani që i bëri konak Interit, me takimin e luajtur në “San Siro”.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, ndonëse në fushë, Interi ishte më i mirë se Milani.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Milani, përmes mesfushorit holandez, Tijjani Reijnders, i cili gjeti golin në minutën e 45-të të takimit.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Interit, i cili ishte hedhur në gjah për golin e barazimit.

Atë nuk e gjeti deri në minutat e fundit, ndonëse disa herë e goditi shtyllën.

Ishte Stefan de Vrij që shnëoi golin e barazimit, dy minuta para përfundimit të takimit.

De Vrij shënoi në minutën e 93-të, pas një asistimi nga Zaleëski, i cili debutoi sot me Interin.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 51 pikëve, dy më pak se Napoli që ende s’e ka zhvilluar ndeshjen ndaj Romës.

Milani me këtë pikë shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë në tabelë.