Edhe pse prej afro dy vitesh ka hequr dorë nga muzika, ai po vijon të jetë aktiv në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Feronit Shabanin – Feron, i cili po vazhdon të bëjë postime të ndryshme e të marrë vëmendje.

Në një postim të fundit, ish-këngëtari gjilanas ka dhënë një këshillë për ndjekësit.

“Delet jetojnë gjithë jetën me frikë nga ujku dhe pastaj i ha bariu”, u shpreh ai.

Tutje ai shtoi: “Kujdes kujt i besoni”.

I njëjti po vazhdon me aktivitete të tjera, gjersa këtë kohë ka qenë prezent edhe nëpër intervista.

Në një nga to, ai deklaroi: “Kam qenë tekstshkruesi dhe reperi më i mirë që ka ekzistuar në Shqiptari”, duke bërë kështu që të komentohet gjithandej.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume