Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, ku i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski – Palço, së bashku me Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Rasti është në procedurë provash dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e provave të propozuara nga Prokuroria.

– Advertisements –

I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palco, në fillim të seancës së caktuar për 27 janar, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Krstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike Shkup në këtë rast për shkak se sipas tij hetimi është kryer në mënyrë të parregullt, kjo ishte edhe aryeja e shtyrjes së seancës për ditën e sotme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume