Skënder MULLIQI

Termi -Trillim i referohet përmbajtjës që ekziston në imagjinatën tonë. Është përmbajtje më shumë fiktive , që njeriu e merrë si realitet, edhe pse krijimi i imagjinates sonë nuk ekzsiton në botën reale. Realiteti ynë për fat të keq po bazohet në një mori trillimesh , këmbëngulja e të cilave u jep marrdhënjeve shoqërore një vello misterioziteti.Shume politikanë dhe opinionistë publik sot përdorin trillime duke tentuar që atyre tu jepin karakter të spirtualitetit dhe intelektualizmit. Ne fjalimet e përfaqësuesve politik , në botimet e shtypura dhe në mediat elektronike , vërehet përdorimi i fjalëve boshe , i fjalëve pa përmbajtje, të cilat nuk sjellin asgje të mirë.Këto trillime dhe manipulime bëhën të rrezikshme kur përdoren për realitetin tonë politik. Marrëzit e prodhuara janë mantra për dëshirueshëmerinë e pozicionimit politik të pushtetarëve në një mjedis centrist , e një tendence të përcaktuar nga vlerat evropiane , dhe duke theksuar rëndësinë e luftës kunder nacionalizmit negativ thëmë unë. Në demokracitë parlamentare shumë interesa mbrohen më vullnetin e shumicës .Ndarja stereotipe e përfaqësuesve të këtyre interesave politike përcaktohet më bisedime .Ndarja në interesa të majta dhe të djathta , në asnjë mënyrë nuk përcaktojnë qëllimet sociale për të cilat duhet të avokojnë ata , që ulën në vendet parlamentare.E djathta dhe e majta e pa përcaktuar në vendin tonë, bazohen mbi idetë e ndryshme , jo të njejta për pikëpamjet politike dhe zhvillimore të një vendi.E djathta më duket mua ruan më shumë vetëdijën kombëtare, në krahasim më të majtën e cila lidhet më shumë më programe sociale dhe më internacionalizmin proletar etj. Përkufizimet më së shpeshti shërbejnë eksluzivisht në nivel operacional në mënyrë që pjesmarrësit në diskutim të kënë njohuri për përmbajtjën që është objekt i komunikimit.Sot, neve nuk na duhen konceptet e tilla politike as të majtës dhe as të djathtës , si dukuri ekzistuese sociologjike.Na duhet një aktivitet i përgjithshem pa ngjyrime ideologjike për të vazhduar ashtu si duhet rrugën e shtëtndërtimit dhe mirëqenjës së përgjitshme, si e drejtë politike themelore .Kuptimi i ndarjës në të majtë dhe në të djathtë politik, humbet në shkretëtirën e realitetit historik. Opsionet kryesore politike, nëse duan të arrijnë një rezultat pozitiv zgjedhor, duhet të flirtojnë me të gjitha segmentet e shoqërisë në programet e tyre përmes premtimeve zgjedhore që të paktën formalisht të kënaqin interesat e një numri të mjaftueshëm votuesish, votat e të cilëve do të përfaqësojnë legjitimitet demokratik për të zgjedhurit. Prandaj, pushtimi i pushtetit politik bëhet kuptimi dhe qëllimi i luftës politike. Pasoja e kësaj qasjeje ndaj politikës është kryesisht manipulimi i shpeshtë i vullnetit të elektoratit kryesor në transaksionet përsonale paszgjedhore. Për rrjedhojë, një elektorat i zhgënjyer hyn në një gjendje zhgënjimi që çon në apati.Shpëtim është lirimi nga kauzinformacionet , që po bombardojnë publikun, për faktin e zhvendosjës së vëmendjës nga problemet e rëndësishnme shoqërore dhe politike në Kosovë. Me duket se opsionet politike që i duhen Kosovës, janë ato që lidhën më mbijetësen dhe jetëgjatësinë , dhe më vullnetin e votuesve , duke flakur burokratizimet dhe klinetelat, të ngarkuara më indokrinimin e motivuar politikisht, që na shkaktuan dëme gadi të pa riparushme gjithë pas luftën.Thelbi i këtyre politikave nuk është më kryerja e funksioneve publike për të kontribuar në të mirën e përbashkët.Thelbi i gjthëqkaje sot në vendin tonë duhet të jetë lufta kunder atyre që nuk i kontribuojnë ndryshimeve për një qeverisje të vërtetë demokratike , të interesave reale të shoqërisë dhe të shtetit, nese dëshirojmë të rreshtohemi në familjën e madhe të Evropës së civilizuar. Realizimi i personalitetit njerëzor nuk mund të ndodhë thjesht në egocentrizëm apo dominim, por thelbi i ndërtimit të tij qëndron në avokimin aktiv të të tjerëve për hir të vetvetes. Prandaj, imponimi i pikëpamjeve të supozuara nuk duhet të përdoret si mjet për të anuluar të drejtën për mendimin e të tjerëve. Çdo produkt i procesit të të menduarit mund dhe duhet të jetë objekt i shqyrtimit kritik.A është kështu apo jo?