Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, ndërsa faktor kryesor për këtë është ndotja e ajrit sipas OBSH-së.

Kanceri i mushkërive te ata që nuk pinë kurrë duhan po shfaqet pothuajse si adenokarcinoma, e cila është bërë më dominuesja nga katër nëntipet kryesore të sëmundjes si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat globalisht.

Rreth 200,000 raste të adenokarcinomës u shoqëruan me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit në vitin 2022, sipas studimit të IARC. Studimi zbuloi se pjesa më e madhe e rasteve të adenokarcinomës që i atribuohet ndotjes së ajrit u gjet në Azinë Lindore, sidomos në Kinë.

Nga katër nëntipet kryesore të kancerit të mushkërive (adenokarcinoma, karcinoma me qeliza skuamoze, karcinoma me qeliza të vogla dhe karcinoma me qeliza të mëdha), adenokarcinoma është bërë nëntipi dominues si tek burrat, ashtu edhe tek gratë.

Adenokarcinoma përbënte 45.6% të rasteve globale të kancerit të mushkërive te meshkujt dhe 59.7% të rasteve globale të kancerit të mushkërive tek femrat në vitin 2022. Shifrat përkatëse ishin 39.0% dhe 57.1% në 2020.

Referuar studimit, adenokarcinoma përbën deri në 70% të rasteve të kancerit të mushkërive në mesin e atyre që nuk pinë duhan./tvklan.al