Cristiano Ronaldo do të mbushë 40 vjeç të mërkurën, ai ka lindur në Funchal më 5 shkurt 1985, dhe vazhdon të shënojë gola. Dopieta e fundit në Champions League-n e Azisë, e çon numrin e tij sezonal në 23 gola (dhe 4 asistime) në 25 ndeshje të luajtura, me 1000-shi gjithmonë në horizont (tani ka arritur në 923).

Ditëlindja e Ronaldo-s është rasti për një bisedë të gjatë me mikun e tij gazetar Edu Aguirre, i cili rezervon pyetjen e madhe për në fund të intervistës: “A jeni më i miri në histori?”.

Cristiano nuk ka nevojë të pyetet dy herë. Ai nuk ka asnjë modesti e rreme dhe përgjigjet prerazi: “Mendoj se po, nuk kam parë njeri më të mirë se unë. Ju them nga zemra”.

Ronaldo më pas shpjegon pse që kur ka ekzistuar futbolli askush nuk ka qenë kurrë si ai dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me goditjen e topit në portë.

“Unë nuk jam mëngjarash dhe jam në ‘Top 10’ të lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola me këmbën e majtë… dhe me kokën, me penallti, me goditjet e lira… nuk flasim më për të djathtën, mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë”, theksoi portugezi.

“(Lionel) Messi, (Diego) Maradona, e kuptoj dhe e respektoj, por të thuash që Cristiano nuk është i plotë është një gënjeshtër”, vijoi ai.

Më pas ai flet edhe për objektivin e 1000 golave ​​në karrierë.

“Njerëzit janë të rënduar me 1000 gola. Unë shënoj shumë prej tyre dhe njerëzit nuk u japin vlerë golave ​​të mi… Nëse unë e përfundoj karrierën time me 920, 930 gola, nuk më intereson fare është gjithashtu mirë”, tha Ronaldo.

Për sa i përket rivalitetit me Messi-n, Ronaldo ka vetëm fjalë admirimi për tetë herë fituesin e Topit të Artë.

“E ndamë skenën e çmimeve për 15 vjet dhe ne ecnim gjithmonë në të njëjtën mënyrë, mbaj mend që një herë isha përkthyes i tij nga anglishtja në një ceremoni, ai më trajtonte mirë, ai mbronte klubin e tij dhe ekipin e tij kombëtar, ka pasur vite kur kemi pasur atë luftë të shëndetshme si Senna dhe Prost”, tha CR7-ta.

Vetëvlerësimi i Ronaldo-s është gjithmonë në majat më të larta.

“Nuk është faji im nëse jam më i famshmi, më i ndjekuri. Të shkoj në një lokal dhe të mos më njohin? Pse duhet të mendoj për diçka që nuk është e mundur? Periudha nuk mashtron, numrat nuk mashtrojnë, prandaj nuk duhet të mburrem me diçka që është e vërtetë”, tha ndër të tjera legjenda portugeze e futbollit, Cristiano Ronaldo.