Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka vendosur sot kurorë lulesh në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit.
Ai ka deklaruar se sot duhet të shënohet vizioni i Dellçevit për barazi dhe bashkëjetesë.
“Sot sigurisht që duhet të shënohet ideja e dellçevizmit, ideologjia e cila ditëve të sodit është më se e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë, pra respekti i ndërsjellë, ko ekzistenca, barazia por edhe bashkëpunimi dhe pasurimi ndërkulturor ndërmjet bashkësive etnike këtu në vend, duhet të shërbejnë si themele për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Prandaj divergjencat eventuale të cilat sot i kemi në shoqëri nuk duhet të ekzistojnë, ato dallime, diversitete që i kemi nuk duhet të shërbejnë për ndasi”, tha Ademi.