Mustafa për TetovaSot: LDK-ja i fiton zgjedhjet, Abdixhiku kryeministër i ardhshëm i Kosovës (VIDEO)
9 shkurti do të jetë dita që do të votohet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ditë që mund të ndryshojë pushtetin apo ditë që mund të vazhdojë njejtë. Në lidhje me këto dilema se kush do të të vazhdojë pas 9 Shkurtit, gazetari i portalit TetovaSot Nevrij Ademi nga Prishtina na sjellë informacionet e fundit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Kush do të fitojë me 9 Shkurt, dhe çka do të përfitojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nëse do të ketë ndryshime për portalin TetovaSot flet zëdhënësi i LDK-së Besjan Mustafa.
Sipas Mustafës, LDK-ja do ti fitojë zgjedhjet dhe Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Mustafa thotë se plani i LDK-së dhe Abdixhikut është që të thellohet bashkëpunimi edhe më tutje me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht me shqiptarët në Ballkan, pasi janë interesa të përbashkëta.
Sa i përket mbështetjes së VLEN-nit që i bëjnë kryeministrit Albin Kurtit, me ardhjen e LDK-së dhe Abdixhikut si kryeministër nuk do të krijohen përçarje mes shqiptarëve në Ballkan.
Ndryshe sipas anketave të fundit VV-ja del si fituese e zgjedhjeve, por nuk do të arrijë ti bëjë 50% të votave që do të thotë se nuk do të mund të bëjë qeverinë pa një koalicion të mundshëm./TS/
@tetovasot_official ÇKA PËRFITON MAQEDONIA NËSE KA NDRYSHIM PUSHTETI NË KOSOVË?#nevrijademi #for #news #TS #tetovasot @Nevrij