64 vjet USAID ka siguruar miliardë dollarë në vit nëpër botë për projekte të ndryshme, nga përpjekje për ta zbutur varfërinë dhe për t’u ballafaquar me katastrofe natyrore deri në promovim të demokracisë, media të pavarur dhe organizata joqeveritare. Sot ueb faqja dhe profili X janë të paqasshme. Administrata e re e Trampit ngjiti etiketë se organizata me shumë gjasa është e njëanshme në aspekt politik dhe se përkrah parti radikale të majta dhe anti-amerikane. Njeriu më i pasur në botë, Elon Mask i cili udhëheq me repartin për efikasitet të qeverisë, tha se USAID është organizatë kriminele duke thënë se është kohë për t’u shuar. Në Maqedoni janë ngrirë 12 milionë dollarë për projekte të cilat kryesisht i zbaton pushteti qendror. Janë financuar komuna, sektorë të të rinjve, biznese por edhe kompani më të vogla që merrnin ndihmë për digjitalizim.

“USAID e udhëheqin të çmendur radikalë. Tani i përzëmë, e pastaj do të sjellim vendim”, tha Donald Trump – president i SHBA-ve.