Shakira u gëzua dhe u prek pasi mori çmimin për albumin më të mirë latin që fitoi në Grammy 2025.

Këngëtarja ka folur pak para eventit në Entertainment Tonight për gëzimin e saj, por edhe për krenarinë që ndjente duke pasur djemtë e saj në krah. Në të njëjtën ditë ajo festoi edhe 48-vjetorin e lindjes.

Shakira ndau atë që shpreson që fëmijët të mësojnë nga ndarja e momenteve të tilla me nënën e tyre. “Mësimi më i madh që ata ndoshta mund të marrin nga unë është se sa shumë punoj dhe se asgjë nuk vjen lehtë ,” tha ajo duke shtuar: Gjithçka është rezultat i disiplinës dhe përkushtimit dhe kjo është një nga gjërat që dua t’u mësoj atyre.

12-vjeçari Milan dhe 10-vjeçari Sasha shoqëruan nënën e tyre në Grammy të këtij viti ku këngëtarja u shfaq pas gati 20 vitesh. Shakira mori çmimin për albumin më të mirë Latin Pop për Las Mujeres Ya No Lloran, të dielën, më 2 shkurt, të cilin ia dha Jennifer Lopez, me të cilën kishte ndarë skenën në Super Bowl 2020!

Kujtojmë se Shakira ka dy djem nga lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique. Ata ishin së bashku për më shumë se 10 vjet dhe u ndanë në vitin 2022. Duke folur për Billboard në shtator 2023, ajo shpjegoi se karriera e saj ishte përparësia e saj e tretë ndërsa jetonte në Evropë me Piqué, pasi ajo ia kishte kushtuar jetën kujdesit për fëmijët dhe për partnerin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume