Ende asnjë epilog nga rasti i cili u paraqit nga viktima 16 vjeçare nga Shkupi për ngacmim sexual më 24 gusht të vitit të kaluar. Nga Prokuroria Publike, në një përgjigje për Klan Maqedoni, thonë se nuk mund të japë detaje, pasi rasti është ende në fazën parahetimore.

Prokuroria e Shkupit vazhdon parahetimin e rastit ndaj të dyshuarit Daim Hasani për ngacmim seksual ndaj një të miture por ende nuk ka ngritur padi zyrtarishtë ndaj të dushuarit. Viktima 16 vjecari nga Shkupi I shqetesuar se ende nuk ka epilog për rastin në fjalë ka folur për Klan Maqedoni. Ka rrëfyer se cfarë kishte ndodhur ditën e 24 gushtit.

“Atë ditë isha duke u kthyer nga fitnesi dhe kalova nga parku i Çairit. Aty e pashë Daim Hisenin dhe filluam të bisedonim, pasi e njihnim si figurë publike. Papritur, ai filloi të bënte gjeste të papërshtatshme, duke u prekur në vende intime. Në atë moment bërtita që të mos më prekte dhe i thashë: ‘Ndale, çfarë je duke bërë? A nuk të vjen turp?’ Pas kësaj, ai filloi të qante dhe u largua me vrap. Unë si i mitur nuk dija çfarë të bëja. Ai hyri në një hyrje, unë ia mbylla derën dhe thirra policinë. Tani kanë kaluar pesë muaj, kemi qenë në kontakt me shërbimet sociale, por tani ato nuk na përgjigjen, dhe ende nuk kemi asnjë procedurë gjyqësore”, tha për Klan Maqedoni i mituri.

Ndërkohë, Prokuroria Publike, në një përgjigje për Klan Maqedoni, tha se nuk mund të japë detaje, pasi rasti është ende në fazën parahetimore.

“Me urdhër të prokurorit publik, në procedurë paraprake janë duke u ndërmarrë veprime për rastin. Në këtë fazë të procedurës, ne nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore Publike.

Sipas ligjit, procedura parahetimore mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, që do të thotë se Prokuroria ka afat deri më 24 shkurt për të vendosur nëse do të ngrejë akuzë apo do ta hedhë poshtë rastin ndaj të dyshuarit Daim Hiseni. /tvklan.mk