Ish- mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka ndarë një kujtim prekës të kohës së tij në këtë klub, duke treguar mirësinë dhe besnikërinë e ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo.

Pepe kujtoi një moment kur pësoi një dëmtim në kokë gjatë një ndeshjeje kundër Valencias.

Me t’u zgjuar në spital, ai u befasua kur mësoi se Ronaldo kishte qëndruar me të gjatë gjithë natës, duke i dhënë mbështetje familjes së tij.


(Foto: beIN SPORTS)
Ky gjest, zbuloi Pepe, nuk ishte një incident i izoluar, pasi kur Pepe po mendonte të largohej nga Real Madridi, Ronaldo bëri gjithçka për ta bindur të qëndronte.

“Cristiano më kërkoi të qëndroja në Real Madrid kur të largohesha”.

“Më tha: “Nëse bëhet fjalë për para, o burrë, unë do të heq dorë nga paratë e mia dhe do t’i jap ty!”, tregon Pepe.

Edhe pse Pepe përfundimisht vendosi të largohej nga klubi në kërkim të një sfide të re, ai mbetet mirënjohës për besnikërinë dhe miqësinë e Ronaldos.