Një prokuror publik nga PTHP Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe përvetësim në shërbim edhe për pronar dhe menaxher të personit juridik për të cilin ekziston dyshim për dhënie të ryshfetit.

Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve në procedurë, para së gjithash punonjësve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, të cilët ende nuk janë marrë në pyetje, prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë.

Për të dyshuarin e dytë, Prokuroria propozon masa parandaluese – ndalesë për largim nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimit, detyrim për paraqitje të kohëpaskoheshme te personi zyrtar i caktuar ose organi kompetent shtetëror dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose të një dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror ose ndalimi i dhënies së tij, si dhe ndalim i kontaktit me të pandehurin tjetër gjatë procedurës.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave – njëri i dyshuar për vepra penale të vazhdueshme – Marrje e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe Përvetësim në shërbim nga neni 354 paragrafi 31 lidhur me nenin 31, ndërsa tjetri është i dyshuar për dhënie të vazhdueshme të ryshfetit nga neni 358 i Kodit Penal. I dyshuari i parë në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, në cilësinë e personit zyrtar – Drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në disa raste, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka përfituar përfitime tjera për vete dhe bashkëshorten e tij për kryerjen e veprës zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës.

Ai, sqarojnë nga Prokuroria, nuk e ka paraqitur ekzistimin e konfliktit të interesit, përkatësisht ka nënshkruar deklarata se nuk ka konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar në procedurat për gjithsej 5 furnizime publike, në të cilat është përzgjedhur kompania në pronësit të të pandehurit të dytë, ndonëse gjatë gjithë asaj periudhe ka realizuar përfitim të drejtëpërdrejtë material për veten dhe bashkëshorten e tij. Kështu ai për nevoja dhe qëllime personale pa kompensim ka shfrytëzuar automjetin “folksvagen pasat” në pronësi të kompanisë, ndërsa bashkëshortja e tij shtesë ka shfrytëzuar shërbime për transport me automjete dhe shoferë.

“I dyshuari edhe pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga kompania në pronësi të të pandehurit të dytë ka vazhduar të realizojë interes material të drejtëpërdrejtë për vete dhe bashkëshorten e tij, dhe për nevoja dhe qëllime personale, pa kompensim ka vazhduar ta përdor automjetin “folksvagen pasat”, si dhe një automjet tjetër të markës “A8″, për të cilën kundër tij është iniciuar procedurë e shkurtuar dhe në pajtim me paragrafin 3 të veprës penale – Pranim i ryshfetit. I dyshuari i dytë, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik, në disa raste në afat prej tre vitesh, personit zyrtar i ka dhënë përfitime të tjera për vete dhe për dikë tjetër për të kryer një vepër zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, përkatësisht për të mos u përjashtuar nga procedura dhe për të nënshkruar kontrata për furnizimee publike” thonë nga Prokuroria.

Në periudhën prej datës 01.01.2022 deri më 13.06.2024, në disa raste me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për dikë tjetër, i dyshuari ka përvetësuar edhe para në shumë të konsiderueshme prej 1.792.859 denarë.

“Gjegjësisht ai ka nënshkruara kërkesa për rezervime në akomdim në hotel, kërkesa për prenotimin e biletave të aeroplanit, vendime për udhëtime pune jashtë vendit dhe urdhra për udhëtime pune jashtë vendit, në të cilat ka paraqitur të dhëna të pavërteta se bëhet fjakë për udhëtime zyrtare dhe nevoja zyrtare dhe me këtë ka bërë të mundur që personalisht dhe personat e tjerë të punësuar në Shërbim të përfitojnë përfitime dhe ka dëmtuar Buxhetin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shumën e lartë përmendur, me çka i dyshuari ka kryer veprën penale përvetësim në shërbim”, thonë nga Prokuroria.

Po ashtu, për të dyshuarin e parë është iniciuar procedurë e shkurtuar për veprën penale – Punë e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-c paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

“Në periudhën prej datës 27.10.2023 deri më 14.06.2024, në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit përgjegjës të Shërbimit të Aviacionit në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ai ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të tij, dhe me këtë ka shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 3.444.615 denarë. Ndonëse e dinte piloti i punësuar në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e detyrës ajrore dhe pilot, i ka mundësuar personit t’i paguhet kompensim mujor në bazë të pagës për atë vend pune”, qëndron në kumtesën nga Prokuroria Publike e Republikës.